E hënë, 24 Shkurt, 2025

Paraqitja e provimit të maturës, njoftim i rëndësishëm nga MASHTI

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për paraqitjen e provimit të maturës, afati për aplikim do të shtyhet deri më datë 12.06.2024 në ora 24:00 kurse afati i aprovimit nga shkollat deri më 13.06.2024 në ora 14:00.

Deri më tani, përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar për provimin e maturës 17 mijë e 460 nxënës, kurse 15 mijë e 639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatoret e shkollave.

- Advertisement -

“Paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...