“Parambrëmjet e maturës nuk janë organzim i shkollës”, gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj vjen me njoftim të rënësishëm

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj ka tërhequr vëmendjen se sipas informatave që posedojnë disa maturantë kanë filluar organizim për aheng të njohur si parambrëmje e maturës, por bën me dije ky organizim nuk është bërë nga shkolla apo ndonjë këshill i caktuar i shkollës, shkruan AlbanianEducation.net. 

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Sipas informatave që posedojmë disa maturantë kanë filluar organizim për aheng të njohur si parambrëmje e maturës. Prandaj Gjimnazi, përmes këtij njoftimi, informon nxënësit maturantë e veçanërisht prindërit, që ky organizim nuk është bërë nga shkolla apo ndonjë këshill i caktuar i shkollës.

Duke mos qenë organizim shkollor, njoftohen prindërit se pjesëmarrja e fëmijëve të tyre në këto organizime është përgjegjësi e tyre, dhe shkolla nuk mban përgjegjësi për çfarëdo që ndodh në kësilloj organizime private.