E diel, 19 Janar, 2025

Paralajmëron Nagavci: Shumë mësimdhënës mund të mbesin pa norma

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka takuar dje drejtorët komunal të arsimit me të cilët ka diskutuar për shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit.

Ministrja Nagavci i ka njoftuar drejtorët e arsimit për Draftrregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Por ajo që vlen të theksohet është edhe paralajmërimi që Nagavci ju ka bërë drejtorëve të arsimit se shumë mësimdhënës mund të mbesin pa norma, kjo për shkak uljes së numrit të nxënësve.

Drejtorët e DKA-ve i informova edhe sa i përket Rrjetëzimit të shkollave-analiza e gjendjes dhe veprimet bazuar në UA, 10/2023. Së shpejti do ta kemi takime të përbashkëta ku do të adresojmë çështjen e uljes së numrit të nxënësve në shkolla ku si pasojë, shumë mësimdhënës mund të mbesin pa norma.

Njoftimi:

Në takimin e sotëm me drejtorët komunal të arsimit diskutuam në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit.

I informova për Draftrregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta.

Ky dokument tashmë është finalizuar dhe do të dërgohet për shqyrtim paraprak e më pas në procedurat e shqyrtimit publik. Po ashtu, i informova për Udhëzimet administrative të cilat në proces.

- Advertisement -rrrrrrr

Me qëllim të adresimit të tepricës teknologjike, diskutuam për rikualifikimin e mësimdhënësve. Po ashtu për tekstet shkollore, përgatitjet dhe shpërndarjen e tyre në shkolla ku tashmë komunave u është përcjellë Katalogu për tekstet e klasës 1-5. Presim që aktivet profesionale të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe procesi i zgjedhjes së Këshillave të Prindërve në të gjitha nivelet(shkollë-komunë-MASHTI)digjitalizimi i shkollave, buxheti dhe donacionet për ndërtimin e çerdheve, përgatitjet për organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë.

Drejtorët e DKA-ve i informova edhe sa i përket Rrjetëzimit të shkollave-analiza e gjendjes dhe veprimet bazuar në UA, 10/2023. Së shpejti do ta kemi takime të përbashkëta ku do të adresojmë çështjen e uljes së numrit të nxënësve në shkolla ku si pasojë, shumë mësimdhënës mund të mbesin pa norma.

Si Ministri, vitin e kaluar kemi ruajtur normat për 1600 mësimdhënës që u rrezikoheshin vendet e punës dhe do të punojmë bashkë me komunat për politikat që qojnë tek përmirësimi i cilësisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...