E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Paralajmëron mjeku shqiptar: Të izolohen fëmijët me virusin ‘duar-këmbë-gojë’

- Advertisement1-

Të izolohen fëmijët me virusin ‘duar-këmbë-gojë’, të shmanget përhapja


Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti ka komentuar ditën e sotme sëmundjen ‘duar-këmbë-gojë’, që prek fëmijët.

- Advertisement -

Në një intervistë në Euronews Albania ai është shprehur se ky virus është shumë i njohur dhe jep një formë të lehtë infeksioni te fëmijët. “Është një virus shumë i njohur, është një virus që bën një formë infeksioni të lehtë tek fëmijët e vegjël”, tha Alimehmeti.

Mjeku nënvizoi se për këtë sëmundje nuk ka ndonjë mjekim specifik dhe se është një sëmundje e lehtë.

Ai u bëri thirrje prindërve që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos përçohet te të tjerët.

Sa i përket situatës së COVID-19 tek fëmijët, ai tha se është 5-fish më shumë mundësia që një fëmijë të jetë asimtomatik në krahasim me një 40-vjeçar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...