E hënë, 10 Shkurt, 2025

Paralajmërojnë sindikalistët: Nëse vlera e koeficientit është nën 130 euro, do të veprojmë

- Advertisement1-

Kanë mbetur pak ditë kur Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi. Por, askush nga zyrtarët publikë nuk do ta dijë sa do ta ketë pagën. Kjo pasi që Qeveria e Kosovës ende nuk e ka treguar vlerën e koeficientit. Për këtë, kritika ndaj ekzekutivi të vendit kanë hedhur sindikalistët. Ata kanë thënë se çdo vlerë e koeficientit nën 130, do të jetë i papranueshëm për ta.

Është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës, por ekzekutivi i vendit vazhdon ta mbajë të fshehtë vlerën e koeficientit të Ligjit për Paga.

- Advertisement -

Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë që ky ligj të hyjë në fuqi, punëtorët e sektorit publik ende nuk e dinë se sa do të jetë paga e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se mos përcaktimi i vlerës së koeficientit për paga ka krijuar shqetësim dhe pakënaqësi tek zyrtarët publikë.

Gashi është shprehur se çdo vlerë e koeficientit që është nën 130 euro, i obligon që të bisedojnë me partnerët sindikalistë dhe të shohin se si do të veprojnë tutje.

Që vlera e koeficientit të Ligjit për Paga të mos jetë nën 130 euro e kanë kërkuar edhe nga partitë opozitare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësi 16-vjeçar nga Prishtina denoncon policinë, thotë se u rrah në drejtorinë e shkollës

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është...

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...