E diel, 29 Dhjetor, 2024

Paralajmërohet kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

- Advertisement1-

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e PDK kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan AlbanianEducation.net.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

Kështu u shpreh ai, teksa theksoi se e njëjta është përgjegjëse për privimin e 210 mijë nxënësve dhe mos realizimin e kompetencave ligjore. Tahiri bashkë më anëtarë të Komisionit për Arsim kanë mbajtur konferencë për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët, me ç’rast paralajmëruan se do të angazhohen maksimalisht që vendin ta çojnë në zgjedhje.

Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të ishte e pranishme në seancën e sotme dhe të diskutohej për çështjen e librave.

Ai deklaroi se do të bëjnë kallëzim penal për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas tij, kjo e fundit ka bërë shkelje penale, për çka, siç tha ai, do të ndiqet penalisht.

Për më tepër, shefi i deputetëve të PDK-së tha se do të angazhohen maksimalisht që vendi të shkojë në zgjedhje.

Edhe anëtarja e Komisionit për Arsim nga PDK, Eliza Hoxha tha se shumica parlamentare sot sërish ka ikur nga përgjegjësia. Sipas saj, ikja e parë është nga ministrja Nagavci, e cila nuk ka arritur të përmbush obligimin e saj ligjor.

Në seancën e sotme, Hoxha tha se është menduar që të kërkohet llogari nga pushteti për çështjen e librave për nxënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore, shkruan Reporteri.net.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në hollin e Kuvendit të Kosovës, vendimin e MASHTIT e ka quajtur anti-ligjor, teksa Qeverinë e ka quajtur të paaftë për menaxhim me tekste shkollore.

Gashi shtoi se ky “keqmenaxhim” u ka shkaktuar dëme ekonomike e emocionale prindërve.

“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale, duke pa mundësuar Kuvendit që të shohë se ku janë problemet në lidhje me librat dhe cilat janë veprimet dhe mos veprimit që i ka bërë Qeveria. Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që Ministria po e bënë dhe për këtë do të përballen sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit. Mendoj që pa aftësia e qeverisë për të menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pa riparueshëm”, ka thënë ai.

Pakënaqësi ndaj ministres Nagavci sot shprehën edhe deputetë të partive tjera opozitare në Kuvendin e Kosovës, aty ku sot pritej të mbahej një seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, por mazhoranca nuk ishte e pranishme kësisoj seanca nuk u mbaj e rregullt.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u deklarua disa herë mbi procesin e pajisjes me tekste shkollore me vendim të ri, për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor.

Viti i ri shkollor në Kosovë nisi më 1 shtator. Por, për dallim nga 15 vjetët e fundit, këtë vit përgjegjësia për blerjen e teksteve shkollore u takon prindërve, të cilët do të rimbursohen përmes platformës qeveritare, E-Kosova.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë

Muaji nëntor i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm për shqiptarët e Anglisë, pasi...

Pensionohet mësimdhënësi Fatmir Mjeku nga Obiliqi

Është pensionuar mësimdhënësi Fatmir Mjeku nga Obiliqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Migjeni" nga...

Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehonë Sadriku-Lushaku, thotë se siguria në shkolla...

Nis ndërtimi i një çerdhe të re në Kaçanik

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë...