Paradoksi i shkollës së re: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

- Advertisement -

E rikonstruktuar totalisht dhe me kushte mjaft të mira për procesin mësimor, shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Bashkinë e Selenicës mund të quhet një shembull se si duhet të jetë një godinë shkolle edhe në zonat rurale.

- paragrafi 1 -

E ndërsa e kemi një shembull se si duhet të jetë, shpopullimi I zonave ka bërë që shumë pak nxënës ta ndjejnë këtë mënyrë të të zhvilluarit të mësimit. Edhe pse kjo shkollë mbledh nxënësit e më shumë se 5-6 fshatrave, sërish numri i nxënësve është mjaft i ulët, në kufijtë e ekzistencës së vetë shkollës.

- Advertisement -

Godina e resë bashku me orenditë e brendshme dhe natyrisht rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe aktiviteteve synojnë thithjen e sa më shumë nxënësve në mënyrë që vitin e ardhshëm mësimor kjo shkollë të mos braktiset. Por tashmë duket se kushtet e shkollës nuk mund të rikthejnë më banorët e shpërngulur.

Kjo shkollë së bashku me shkollën vartëse 9-vjeçare të Drashovicës nuk I kalojnë 80 nxënës ku gati gjysma e tyre mësojnë në klasa kolektive. (A2 Televizion)