Para Vitit të Ri bëhen pagesat për të angazhuarit në projektin e-Mësimi

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, do të realizohen para Vitit të Ri.

- paragrafi 1 -

Nagavci bëri të ditur se në të njëjtën kohë do të kryhen edhe pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM.

- Advertisement -

“Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes”, ka shkruar ajo.

Tutje ministrja e Arsimit njoftoi se me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës, me mbi milionë euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë.

“Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë”, përfundoi ajo.