Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Paqes, nxënësi Avni Blakaj, i klasës së tretë në shkollën “Lidhja e Pejës” në Novosellë të Pejës, ka realizuar një punim mjaft të veçantë dhe domethënës.
Përmes kreativitetit, imagjinatës dhe përkushtimit të tij, Avniu ka paraqitur mesazhin e paqes, harmonisë dhe respektit ndërmjet njerëzve.
Punimi i tij dëshmon se edhe fëmijët, me idetë dhe talentin e tyre, mund të japin mesazhe të fuqishme për një botë më të qetë dhe më të mirë.
Ky punim është një shembull i bukur i angazhimit të nxënësve në aktivitete edukative dhe artistike, duke promovuar vlerat universale të paqes, tolerancës dhe bashkëpunimit!
