Pamje të rënda: Publikohet momenti kur 14-vjeçari në Serbi vret shokët e klasës

- Advertisement5 -

Ky është momenti kur 14-vjeçari Kosta.K vrau 8 bashkëmoshatarët e tij dhe rojen e një shkolle në Beograd. Në pamjet e publikuara shihet teksa i mituri futet në klasë ku nxënësit po bënin mësim dhe fillon të qëllojë mbi ta.

- paragrafi 1 -

Ajo çfarë bie në sy është shënjestëra e 14-vjeçarit dhe mënyra e mbajtjes së armës. Ashtu si dhe shihet në video një prej shokëve të tij Kosta e ka vrarë me një plumb në kokë.

- Advertisement -

 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Maj të këtij viti ku Kosta. K me armën e babait të tij hapi zjarr në shkollën ku studionte.

Ai vrau 9 persona, 8 nxënës dhe rojen, ndërsa mediat serbe raportuan se mbi 15 të tjerë mbetën të plagosur.

- Advertisement -

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ai mori në telefon policinë ku dhe rrëfeu për krimin që kishte kryer. Forcat serbe vunë në pranga të miturin, gjithashtu edhe prindërit e 14-vjeçarit.

Më herët u bë me dije se Kosta prej dy vitesh frekuentonte me babain e tij poligonin, aty ku dhe ishte mësuar të qëllonte me armë.