Pamje të rënda: Nxënësit qëllojnë me plumba gome mësuesen në klasë

- Advertisement -

Një mësuese e një shkolle të mesme në Rovigo është qëlluar nga disa fishekë gome nga nxënësit teksa jepte mësim.

- paragrafi 1 -

Episodi ka ndodhur në një klasë të institutit “Viola Marchesini” dhe është filmuar nga një nxënës, i cili më pas ka shpërndarë videon në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Mësuesja u godit dy herë, fillimisht në kokë dhe më pas në sy.

 

Drejtoresha e institutit, përveç masave disiplinore ndaj fëmijëve, ka paralajmëruar policinë dhe ka thirrur prindërit: “Veprim i rëndë dhe i paramenduar”.

- Advertisement -

“Si mësues, më shumë se të alarmuar jemi zemërthyer nga pikëpamja edukative , sepse fëmijët nuk e kanë perceptuar vlerën negative të gjestit të tyre, kanë reaguar sikur të ishte lojë”, komentoi drejtoresha e institutit teknik, Isabella Sgarbi.

“Nuk vijnë nga familje me shqetësim, janë fëmijë normalë. Thjesht e morën si lojë. Por talleshin me një zyrtar publik, ata nuk e kuptonin shkallën e vlerave”.

Përveç masave disiplinore ndaj atyre që qëlluan dhe atyre që filmuan, instituti do të zhvillojë disa takime edukative me bashkëpunimin e Komisariatit të Policisë “të cilat do të jenë të llojit riedukues, saktësoi ajo, shkruan TG Com.

“Ne jemi institut teknologjik, dhe ne mësojmë përdorimin e saktë të teknologjive. Fëmijët marrin edhe mësime juridike dhe edukate qytetare dhe ne duhet të insistojmë në këtë”.