Pamje të rënda: Nxënëset kapen prej flokësh, e tërheqin zvarrë shoqen, të tjerët qeshin…

- Advertisement -

Një përleshje mes disa vajzave ka ndodhur në një shkollë në Tiranë, ku pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

- paragrafi 1 -

Pamjet janë të rënda por flasin shumë për institucionin arsimor në Shqipëri dhe sjelljen e të miturave mes njëra-tjetrës.

- Advertisement -

Vajzat, të cilat janë të shumta në numër, dhunojnë një shoqen e tyre, tre kundër njërës, të cilën e shtrijnë në tokë dhe e tërheqin zvarrë.

 

“Të q*va robt moj, lëshoje Melisën! Moj b*******, k*** femër,”-ishin disa nga fjalët e përzgjedhura nga vajzat që maksimumi janë 15 vjeç, e jo më shumë. Por një gjë tjetër që bën përshtypje është fakti që vajzat dhe djemtë e tjerë, me shumë gjasa shokët e klasës, e filmojnë të gjithë skenën me celular. Madje dhe qeshin.

- Advertisement -