Pamje të rënda: Momenti kur një fëmijë goditet nga vetura në Ulpianë

- Advertisement -

Një fëmijë është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Pas përplasjes nga vetura, fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet pak nga vetura, derisa qytetarët që janë në afërsi të vendit të ngjarjes shkojnë për t’i dalë në ndihmë.

- Advertisement -

 

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në orën 12:30.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.