E hënë, 24 Shkurt, 2025

Pamje të rënda: Drejtori i shkollës ‘zhdëp’ me shpulla nxënësit

- Advertisement1-

Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka.

Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës”. Kujtuat se ma hodhët mua” dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

- Advertisement -

 

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje.

Pavarësisht se gazetarët e presin për gati një orë drejtori u thotë që për çdo problem të drejtohen në Zyrën Vendore Arsimore Kamëz.

Gazetarët shkojnë në ZVA dhe takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Imerajn e cila pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme. Duke dënuar dhunën fizike dhe psikologjike drejtoresha do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini. “Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar” thotë Imeraj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...