E diel, 23 Shkurt, 2025

Pamje të dhimbshme: Rrahen keq nxënësit mes vete në shkollën “Trepça” në Banjë të Istogut

- Advertisement1-

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Trepça’ në fshatin Banjë e Pejës në Istog, ku një nxënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar të tij.

- Advertisement -

Në pamjet të cilat i ka siguruar Sinjali, shihet momenti i përleshjes, teksa i dyshuari e godet viktimën në praninë edhe të nxënësve të tjerë.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i dyshuari dhe viktima janë shoqëruar për intervistim në stacion policor.

“Sot rreth orës 11:40 Policia është njoftu për një rrahje në oborrin e shkollës fillore ‘Trepça’ në Banjë të Pejës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarin dhe viktimën në stacion policor. Janë intervistuar në prezencën e prindërve, zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit. Me urdhër të prokurorit, rasti është përcjellë në Prokurorinë Themelore me shënim zyrtar, për shkak se të miturit janë nën moshën 14-vjeç dhe nuk kanë përgjegjësi penale”, tha Gashi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....