Pamje skandaloze: Arsimtari puth në buzë nxënësen e shkollës fillore në klasë

- Advertisement -

Pas publikimit të statusit nga pronari i Gazetës Sinjali, avokati Besnik Berisha, ku reagon ashpër ndaj mësimdhënësit të biologjisë në Pejë, Adem Mustafaj, i cili u arrestua nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse 13-vjeçare, kjo media ka publikuar një video tjetër, e cila shpërfaq një tjetër rast ngacmimi nga arsimtari i cili është në prag të pensionimit.

- paragrafi 1 -

Në kushte anonimiteti, një nxënës ka dërguar një video në adresë të Sinjalit ku shihet se protagonist është pikërisht 64-vjeçari Mustafaj, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një tjetër nxënëse gjatë orës mësimore.

- Advertisement -

Në video shihet arsimtari Mustafaj, i cili pa fije turpi ka kapur një nxënëse për qafe dhe e tërheq nga vetja atë. Ai më pas e puthë atë në sy të nxënësve tjerë e më pas e prekë edhe në pjesën e gjoksit.

 

 

- Advertisement -