Dihet se të qenit prind nuk është punë e lehtë, kjo pasi kërkon përkushtim, mund dhe sakrificë.
Në videon që e ka publikuar Jay Guna që kishte qenë në një qendër tregtare – ka ndarë në TikTok një situatë bizare – ku një çift qëndron ulur dhe shijojnë ushqimin e pijet derisa foshnjën e tyre e kishin lënë të shtrirë në dysheme.
Autorja e videos mbeti e shokuar me atë që pa, kështu u detyrua që pamjet t’i shpërndajë në rrjetin social të shoqëruar me një pyetje: “a mendoni që është në rregull që foshnja po qëndron shtrirë në dysheme në një hapësire publike? Pres, përgjigje”.
E pamjet shpejtë u bënë virale, kurse shumë TikToker mbetën të shokuar me pamjet e publikuara. “Ajo nuk është qen. Është e trishtueshme, e gjora”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta negative.