E martë, 22 Tetor, 2024

Pamje PREKËSE: Momenti kur 5-vjeçarja kalon kufirin e vetme

- Advertisement1-

Një vajzë 5-vjeçare nga Guatemala u gjet duke u endur vetëm pranë murit kufitar midis SHBA dhe Meksikës.


Sipas një deklarate nga Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit, 5-vjeçarja e cila nuk është emëruar u zbulua nga agjentët e Patrullës Kufitare, pasi ajo u rrëzua pranë fundit të murit.

- Advertisement -

Videoja e shpërndarë nga shefi i patrullës Aaron Heitke, ku vogëlushja shfaqet duke vrapuar ka bërë xhiron e rrjetit. Agjentët morën fëmijën në pyetje duke zbuluar se prindërit e 5-vjeçares ndodheshin në SHBA.

Gjitahshtu, vogëlushja u tha agjentëve se kushëriri i saj 7 vjeç mbetet në Meksikë, megjithëse është e panjohur me kë po qëndron. Agjentët kanë njoftuar konsullatat e Guatemalës dhe Meksikës për situatën, si dhe Departamentin Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Incidenti u bë publik vetëm një ditë pasi zv. Presidentja Kamala Harris paralajmëroi emigrantët e mundshëm në Guatemalë që të mos shkojnë në SHBA duke u thënë “Mos hajdeni! Edhe nëse arrini në kufirin tonë, do të ktheheni mbrapsht.”

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...