Pamje me video: Mësuesja e godet mbi 40 herë nxënësin, filmohet momenti i tmerrshëm

- Advertisement -

Një mësuese është filmuar nga kamerat e sigurisë duke goditur me shuplaka në fytyrë një nxënës, i cili nuk ishte ngritur në këmbë kur ia kishte përmendur emrin.

- paragrafi 1 -

Ngjarja shokuese ka ndodhur në shkollën “John Vianney” në Pradesh të Indisë.

- Advertisement -

Mësuesja Retica John kishte goditur me shuplakë nxënësin për më shumës e 40 herë brenda dy minutave, derisa ai po e luste që mos ta bëjë një gjë të tillë.

Por, duket se lutjet e tij nuk i bënin fare përshtypje mësues e cila vazhdonte ta godiste. E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur, vetëm pse ky djalosh i gjorë nuk është përgjigjur kur ajo ia kishte përmendur emrin.

 

- Advertisement -

Kjo rrahje sigurisht do të kalonte pa zhurmë, sikur ky vogëlush mos të kthehej në shtëpi dhe babai i tij t’ia vërente faqet e skuqura nga goditjet.

Kur e pyeti ai se çfarë po e mundon, vogëlushi nguroi t’i tregoi babait se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

Por kur vendosi të shkojë në shkollë dhe të flasë me drejtorin ku edhe i kërkoi të kontrollojë kamerat e sigurisë, u shokua kur pa mësuesen duke e rrahur brutalisht.

Pasi edhe drejtori u bind me atë se çfarë kishte bërë mësuesja, pa u menduar dy herë e shkarkoi, ndërsa babai i nxënësit të klasës së shtatë ka ngritur padi kundër saj.