Pamje kur sulmohet drejtori i shkollës fillore në Gadime të Lipjanit pasi dyshohet se e rrahu një nxënës

- Advertisement -

Janë publikuar pamjet kur është sulmuar drejtori i shkollës fillore në Gadime të Lipjanit, pasi dyshohet se njejti rrahu një nxënës.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës, Skender Ademi ka denoncuar se është sulmuar nga dy persona në oborrin e shkollës.

- Advertisement -

Në bazë të informacioneve të para, dy të dyshuarit të cilët janë vëllezër mes vete, e kanë rrahur drejtorin pasi dyshohej se i njëjti e kishte sulmuar një nxënës.

Video është publikuar nga Gazeta Sinjali.

 

- Advertisement -

Në shenjë revolte, të dyshuarit tentuan t’i qërojnë vet hesapet, duke i shkuar viktimës te puna.

Policia është vënë në dijeni dhe si rezultat dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.