E martë, 25 Shkurt, 2025

Pamje emocionuese: Dy vogëlushet të vetme bën 42 orë rrugë nga Gjermania për ta befasuar gjyshen në Kosovë

- Advertisement1-

Një thënje thotë “Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj”.

Ndonëse vera ishte e zbehtë pa ardhjen e bashkëatdhetarëve, malli dhe dashuria për tokën e të parëve, nuk i la të qetë.

- Advertisement -

Pritje të mërzitshme në kolona, e rrugë të gjata, mërgtimtarët u nisën për t’u çmallur me të afërmit e shtëpitë e tyre.

Edhe dy vogëlushet, Tara dhe Hira, (10 dhe 8 vjeç), të cilat jetojnë në Waldshut të Gjermanisë, morën të vetme, pa prindërit, rrugën për në Kosovë.

Dy motrat i hipën të shtunën autobusit, dhe mbërritën në orën 3 të mëngjesit, pas plot 42 orë rrugë.

Përmes një videoje, mund të shihni se si ato vrapojnë posa hyn në shtëpinë e gjyshërve në Prizren, për ta befasuar gjyshën e tyre.

Derisa gjyshja ishte në gjumë, ato i hidhën në përqafim, e fjalët e gjyshës janë tejet emocionuese.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Prindërit e këtyre dy vogëlusheve kanë treguar për IndeksOnline se ato shprehën vet dëshirën të niseshin për në Kosovë, derisa thonë se janë shumë të lumtur që ato e duan vendin e tyre. E për këtë i kanë dërguar me shumë dëshirë për në vendlindje.

Tara dhe Hira do të qëndrojnë deri më 6 janar.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...