E hënë, 24 Shkurt, 2025

Pakot Pedagogjike për mësimdhënës, drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina jep detaje

- Advertisement1-

Komuna e Rahovecit dje më 9 gusht 2023, ka filluar me furnizimin me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024.

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka dhënë detaje për AlbanianEducation.net për Pakot Pedagogjike për edukatorë dhe mësimdhënës.

- Advertisement -

Ai thotë vlera kryesore e pakove pedagogjike qëndron tek instrumentet e vlerësimit të suksesit të nxënësve dhe tek listat e kontrollit.

Deklarta e plotë e drejtorit të Arsimit të Rahovecit, Avni Morina për AlbanianEducation.net.

Dje, më 9 gusht 2023, filluam furnizimin me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024.

Këtë vit shkollor, të gjithë mësimdhënësit dhe edukatorët nga klasat parashkollore deri në klasat e 12-a do të pajisen me këto dokumente pedagogjike, të cilat janë shumë të nevojshme për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

Pakot pedagogjike përmbajnë:

✅ Planet e orës mësimore;
✅ Ditarët personalë;
✅ Instrumentet e vlerësimit të harmonizuara për secilën lëndë dhe fushë kurrikulare dhe
✅ Listat e kontrollit.

- Advertisement -rrrrrrr

Shpërndarja e tyre nëpër shkolla do të bëhet para fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për fillim të mbarë të procesit edukativo-arsimor në komunën tonë!

Pakot pedagogjike për edukatorë dhe mësimdhënës nga klasat parashkollore e deri tek klasat e 12-a, janë rezultat i punës dhe angazhimit të DKA-së dhe Aktivave Profesionale të secilës fushë kurrikulare.

Ne, në kuadër të komunës sonë kemi hartuar pakot pedagogjike fillimisht për klasat 0 deri 5, që para 2 vitesh, ndërsa këtë vit i kemi zgjeruar ato edhe për klasat e larta 6-12.

Vlera kryesore e pakove pedagogjike qëndron tek instrumentet e vlerësimit të suksesit të nxënësve dhe tek listat e kontrollit

Për arsye se përmes instrumenteve të vlerësimit, mësimdhënësit do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësim të gjithmbarshëm të arritjeve të nxënësve gjatë procesit edukativo arsimor.

Shkurt e shqip, nxënësi nuk do të vlerësohet veç përmes një testi me shkrim.

Por do të vlerësohet edhe nga angazhimi në klasë, angazhimi në detyrat e shtëpisë, nga puna e tyre kreative gjatë ushtrimeve laboratorike apo ushtrimeve numerike.

Për shembull, në klasën e dytë të shkollës fillore, ne kemi fut edhe drejtshkrimin si një nga instrumentet matëse(vlerësuese) për nxënësit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...