E enjte, 6 Shkurt, 2025

Pakënaqësitë në arsim, SBASHK-u kësaj radhe paralajmëron një formë tjetër greve

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e futjes në grevë veçse kësaj radhe në një mënyrë tjetër.

“Greva e heshtur”, sipas Jasharajt, nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave.

- Advertisement -

Nga ky vit, vlera e koeficientit është ngritur në 110 euro, por që sipas tij nuk mjafton për mësimdhënësit. Ai ka thënë se mësimdhënësit po humbin kohë duke u munduar ta gjejnë fajtorin për situatën aktuale teksa pati kritika edhe për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“‘Grevë të heshtur’ e kam quajtur kur mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë në tërë sektorin publik janë të pakënaqur dhe nuk japin kontributin e duhur. ‘Grevë e heshtur’ në arsim nënkupton kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hynë në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje, kryesisht në rastin konkret kur kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci as që duan të takohen me ne e të dëgjojnë hallet tona. Si rast më konkret i një rreziku për grevë të heshtur është pakënaqësia tejet e madhe, në arsim, polici, zjarrfikës me rastin e koeficientit nga 105 në 110 që është ironike”, deklaroi Jasharaj, duke thënë se paga këtë vit është ngritur vetëm 28 euro.

Jasharaj për Ekonomia Online shprehu edhe shqetësimin e largimit të mësimdhënësve nga Kosova, sipas tij trendi i largimit të tyre në Perëndim është i madh dhe numri po rritet çdo ditë.

“Ne nuk kemi shifra të sakta sepse nuk jemi marrë drejtpërdrejt me këtë çështje por në komuna e dinë dhe të iu them se ne kur e morëm numrin prej 300 e që po rriten, kemi pritur që Drejtoria Komunale e Arsimit e MASHTI-it do kenë takime urgjente për të parë çka e pse po ndodh kur dihet se vitet e kaluara numri i atyre që kanë kërkuar pushim pa pagesë ka qenë minimal. Jemi frikësuar shumë nga kjo rritje, pasi mund të kaloj në shprehi, e mund të ndodh që të kemi ikje të vazhdueshme dhe them se mësimdhënësit e Kosovës nëse zgjedhin rrugë të tillë nuk bëjnë mirë. Mirëpo arsye kanë ngase janë të zhgënjyer”, u shpreh Jasharaj./ EO

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...