Pak sekonda pasi infermierja amerikane mori vaksinën kundër Covid, humb vetëdijen

- Advertisement -

Kryeinfermierja e një spitali në Chattanooga, Tennessee, ka frikësuar të pranishmit të enjten, kur për një moment humbi vetëdijen pak sekonda pasi kishte marrë vaksinën e Pfizer/BioNtech kundër COVID-19, shkruan Fox News.

Tiffany Dover, infermiere në CHI Memorial, kishte marrë vaksinën dhe pak sekonda më vonë i është drejtuar mediave pas pyetjeve të shumta, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

E një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e shfaq atë se si për një moment humb vetëdijen derisa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, dëgjohet infermierja duke thënë.

 

- Advertisement -