E hënë, 20 Janar, 2025

Pak para takimit me Kurtin, përfaqësuesi i SBASHK-ut paralajmëron lëvizje të qëndrimeve

- Advertisement1-

Shpresoj shumë se të martën do të gjejnë një mirëkuptim për ta realizuar kërkesën e anëtarësisë, për shkak se shuma prej 100 eurove nuk është një shumë që rëndon buxhetin e Kosovës. Kështu ka deklaruar Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut, në RTK.

“Derisa në takim janë të ftuar edhe Këshilli Grevist, besoj shumë se kërkesat tona do të jenë të mirëkuptuara dhe të realizueshme, meqë do të arsyetohen nga ky këshill, si dhe kryeministri ka mundur të analizojë situatën deri më tani”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas tij, çelësi i zgjedhjes është qeveria, teksa shtoi se takimet e mëparshme kanë qenë takime përgatitore, derisa shfaqi shpresën se “do të mund të lëvizin diçka, sidomos me ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe të skemave pensionale”.

Ndërkaq lidhur me shumën e ofruar nga pala e qeverisë, përfaqësuesi i i SBASHK-ut tha se mund të lëvizin qëndrimet, nëse ofrohet shuma prej 90-80 eurove, ndërkohë që shuma prej 50 eurove, sipas tij, nuk ka qenë ndonjë gjë që vlen, që, sipas tij, ka qenë një ndihmë.

“Cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë, që është kërkesë e jona, ngase janë të qëndrueshme dhe duhet të jenë deri në zbatimin e ligjit për paga, meqë kjo shtesa që është dhënë për katër muaj, ka qenë një ndihmë e përkohshme dhe në janar na gjen në të njëjtën situatë. Prandaj ne kemi këmbëngulur që, cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë”, tha nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Tutje, i pyetur në përshkallëzimin e situatës së krijuar tani, ai shfaqi shpresën se gjatë javës do të gjendet një marrëveshje për t’i ikur përshkallëzimit të situatës së krijuar, ndonëse, sipas tij, ka kërkesa nga disa komuna që të kalohet në protesta, por që Këshilli Grevist nuk e ka parë të arsyeshme që, tani për tani, të bëhet një gjë e tillë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...