E shtunë, 18 Janar, 2025

Pajtim Statovci nga Kosova fiton Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë për këtë vit në Finlandë

- Advertisement1-

Autori shqiptar nga Kosova, i cili shkruan në gjuhën finlandeze, Pajtim Statovci dhe përkthyesi i tij gjerman Stefan Moster kanë marrë Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë për këtë vit. Ky çmim me vlerë prej 35 mijë eurosh i është ndarë atij për romanin “Macja ime Jugosllavi.

Çmimi jepet nga Shtëpia e Kulturave Botërore në Berlin dhe Fondacioni Elementarteilchen.

- Advertisement -

Autori Statovci ka lindur në vitin 1990, në Kosovë. Në moshën dy vjeçare ai, së bashku me prindërit e tij shqiptar është shpërngulur nga Kosova në Finlandë, ku jeton në Helsinki. Ai është bërë i njohur me disa vepra të tij letrare që viteve të fundit janë pe¨rkthyer në gjuhët e ropiane, mes tjerash, edhe në gjuhën gjermane

Së fundmi ka pasur diskutime për punën e jurisë së Çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë vitin e kaluar. Duke shkruar për punën konfidenciale të panelit, dy ish-anëtarë jurie patën pretenduar në gazetën javore “Die Zeit” se çmimi i vitit 2023 nuk bazohej në kritere letrare, por më tepër në kritere politike.

Shtëpia e Kulturave Botërore e hodhi poshtë këtë. Arsyeja e nominimit të librit ishte cilësia e tij e jashtëzakonshme letrare.

Pak fjalë për romanin e shpërblyer.

Eminja rritet në ish Jugosllavi në vitet 1980, më pas ikën në Finlandë me familjen e saj. Bekimi (protagonisti i romanit) nuk ka shumë dëshirë të merret me origjinën dhe familjen e tij. Në fund ai e bën këtë, sepse Statovci e vë përballë historinë e Bekimit (me identitet seksual “queer”) me atë të nënës së tij, e cila është rritur në Kosovën rurale dhe është martuar me një burrë të dhunshëm në moshë të re.

Është një roman tërësisht “evropian”, thuhet në laudation e jurisë, të prezantuar nga shkrimtarët Asal Dardan dhe Cia Rinne. “Një roman që thyen konvencionet e tregimeve autofiktive me temë migracionin”, shkruan gazeta gjermane Tages Zeitung.

- Advertisement -rrrrrrr

Në Finlandë, tregimet letrare të migrimit lexohen rrallë, thotë Stefan Moster, i cili ka marrë çmimin si përkthyesi i romanit.

Por sigurisht që ekzistojnë: Statovci flet për botëkuptimet e dhunshme ndaj të cilave ai është ekspozuar në rininë e tij, ndjenjën thumbuese të inferioritetit dhe dëshirën e tij maniake për të ditur më shumë se bashkëmoshatarët e tij finlandezë”. /Albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...