E hënë, 24 Shkurt, 2025

Paguhej 17 mijë euro në muaj, i riu lë punën: Gjendja mendore dhe fizike u rrënua

- Advertisement1-

Në moshën 28-vjeçare, Julian Sarafian, i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Berkeley dhe Harvard, arriti të gjejë punë në një nga studiot më prestigjioze ligjore. Por, ndërsa suksesi profesional arriti, gjendja e tij mendore dhe fizike u rrënua.

Në një blog të fokusuar në shëndetin mendor, ai tregoi historinë e tij.

- Advertisement -

Kur gjyshja, me të cilën ai ishte shumë i lidhur, ndërroi jetë, Julian filloi të vuante nga ankthi, krizat e panikut dhe problemet gastrointestinale. Ai nuk ishte në gjendje të hante, të stërvitej apo të kishte marrëdhënie normale shoqërore, madje kishte probleme edhe të bënte biseda normale.

Pandemia e përkeqësoi më shumë gjendjen e tij shëndetësore dhe Julian kuptoi se sa më shumë përmirësohej në punë, sa më shpejt përparonte në karrierë, aq më keq ndihej, aq më pak kohë të lirë kishte dhe aq më pak marrëdhënie shoqërore dhe personale krijonte.

Kështu, ai vendosi të linte punën. Në moshën 24-vjeçare dhe me pagë rreth 200 000 dollarë në vit, duke përfshirë bonuset, ai ishte një nga njerëzit më të pakënaqur. Madje, në shkurt të vitit të kaluar, nisi të mendonte vetëvrasjen. Këto mendime zgjatën deri në korrik, atëherë kur vendosi se donte të jetonte në një mënyrë tjetër.

Siç thotë edhe vetë, “shëndeti mendor është i rëndësishëm, edhe pse njerëzit nuk e kuptojnë. Nëse vuani, kërkoni ndihmë. Trajtohuni dhe besojini trajtimit. Ju nuk jeni vetëm në këtë betejë”.

Tani, Julian Sarafian vazhdon të punojë si avokat, por i fokusuar në një mënyrë jetese të shëndetshme, me fokus në shëndetin mendor./A2CNN

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...