E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pagesat për paraqitjen e provimeve – studentët thonë se MASHTI i mashtroi

- Advertisement1-

Studentët e universiteteve publike vitin e ri akademik në tetor e filluan pa pagesë.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që arsimi publik në të gjitha nivelet të jetë falas.

- Advertisement -

Megjithatë, një ndryshim u bë më vonë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Udhëzimin Administrativ për pagesat e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë.

Në këtë udhëzim është shtuar pagesa për paraqitje të provimit për herë të dytë e tutje.

Tashmë studentëve të nivelit bachelor u duhet të paguajnë nga 1 euro për paraqitje të provimit për herë të dytë e tutje, nga 2.50 atyre të nivelit master, ndërsa nga 5 euro duhet të paguajnë studentët e doktoratës.

Këtë “ndërhyrje” në udhëzim MASHTI e ka arsyetuar duke thënë se do t’i motivojë studentët të bëjnë përgatitjet e duhura para se t’i testojnë njohuritë.

“Qëllimi i këtij vendimi është që studentët që mos paraqesin provimet sa për ta provuar fatin. Studenti kur e paraqet provimin duhet të jetë i sigurt që është përgatitur mjaftueshëm për t’u testuar”.

“Është diçka për t’i stimuluar studentët që të përgatiten para provimit, nuk ka pasur ndonjë qëllim tjetër”, ishte arsyetimi i zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, i bërë të premten e 12 nëntorit në një konferencë për media.

- Advertisement -rrrrrrr

Por, këtë vendim të MASHTI-t studentët po e konsiderojnë mashtrim.

Qendrim Gashi, student i nivelit bachelor në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Gazetarisë, thotë se është e padrejtë të merret një vendim i tillë, përderisa në fillim të vitit akademik u është dhënë njoftimi se arsimi publik do të jetë falas.

“Ne shumë mirë e dimë se MASHTI shumë herë ka marrë vendime të gabuara, duke ia plotësuar të gjitha kërkesat grevave të SBASHK-ut, andaj edhe ne si studentë do të mbështetemi në kërkesën e Parlamentit Studentor dhe ndoshta do ta praktikojmë të njëjtën mënyrë protestimi sikurse ata”.

Ai thotë se një vendim i tillë për të nuk paraqet problem në aspektin financiar, por “është dashur të merret duke u dakorduar me studentë, që ne të jemi të përgatitur”.

Gashi nuk mendon se kjo metodë ndikon në rritjen e performancës së studentëve, përkundrazi thotë se do t’u shkaktojë stres.

“Pra, ky vendim nuk është motivues, por stimulim për të mësuar për nota dhe jo për dituri”, pohon ai për Shqip.com.

Vendimi është kundërshtuar edhe nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky organ i përfaqësimit të studentëve, përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që ta ndryshojë Udhëzimin Administrativ dhe t’i largojë pagesat e provimeve.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Fatlind Azizi, në një prononcim për Shqip.com thotë se kanë marrë mbështetje masive të studentëve për këtë kërkesë.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi.
Nga MASHTI thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo arsyetim. Madje, shton se me këtë institucion asnjëherë nuk kanë komunikuar drejtpërdrejtë për këtë çështje apo të tjera që lidhen me UP-në.

“Udhëzimi Administrativ 09/2021 i MASHTI-t është me të vërtetë shumë i komplikuar. Përmbajtja e tij ka paqartësi edhe në disa pika te tjera”, deklaron Azizi, duke shtuar se kërkojnë që i tërë udhëzimi të rishikohet në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe përfaqësues institucionalë të studentëve.

Nëse kërkesa nuk miratohet, thotë se “do të shqyrtojmë çdo mundësi legjitime, legale e demokratike që të mos implementohet një gjë e tillë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Klasa IV-1 në shkollën “Dardania” në Prishtinë me program madhështor për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mbarë shkollat shqipe, me programe festive ku...

28 NËNTORI – në çdo shkollë po organizohen aktivitete për flamurin kuqezi

Mesazhi nga ministrja e Arsimit në Shqipëri. Ogerta Manastirliu: 🇦🇱🦅Në prag të Festave të Nëntorit,...

VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e...