“Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt për profesionin dhe dinjitetin e tyre”

- Advertisement5 -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fushatën zgjedhore ka bërë premtimin më të madh për mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

Ai ka premtuar se do t’iu rritë pagat në 1 mijë euro, gjatë një takimi me mësimdhënësit, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Abdixhiku ka premtuar edhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja.

“Për mësimdhënësit dhe mësimin.
Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.
Prandaj, zotimet tona për arsimin janë të qarta dhe të panegociueshme.
💶 Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt real për profesionin dhe dinjitetin e tyre”.

“🏫 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja, që fëmijët të kenë fillimin e duhur dhe prindërit mbështetjen që u mungon sot”.

- Advertisement -

“🏛️ Mësimin tërëditor, për shkollë më cilësore, për barazi më të madhe dhe për zhvillim të plotë të nxënësve. Shujta të ngrohta; sport e 8 orë në shkollë”.

“🤖 Dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë në shkolla, sepse Kosova nuk duhet të përgatitet për të djeshmen, por për botën e së nesërmes.
Arsimi është themeli.
Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë.
LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën. 🇽🇰”, ka shkruar ai.