PAGAT: Vjen lajmi i mirë për mësimdhënësit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Financave “që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”.

- paragrafi 1 -

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ajo ka njoftuar se ka nxjerrë vendimin në bazë të të cilit do të zëvendësohen orët e humbura mësimore.

Sipas njoftimit të bërë nga ministrja Nagavci, me këtë vendim do të ndryshohet edhe kalendari i vitit shkollor, me ç’rast gjysmëvjetori i parë pritet të përfundojë me datën 27.01.2023.