E shtunë, 21 Shtator, 2024

PAGAT: “Mësuesit meritojnë më shumë, por angazhimi mbetet minimalisht 40%”

- Advertisement1-

Në Komisionin e Edukimit ministrja e MAS Evis Kushi ka thënë se mësuesit meritojnë paga më të larta, por angazhimi i qeverisë ka parashikuar që rritja do të ndodh gradualisht deri në 40% brenda mandatit.

Ministrja Evis Kushi është shprehur se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32%, në mandatin e ri angazhimi është për minimalisht 40%. Ajo shtoi se këtë vit u rritën 6% dhe vitin e ardhshëm 7%.

- Advertisement -

Deklaratat Kushi i ka dhënë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, gjatë seancës dëgjimore që ajo ka zhvilluar për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar 2022-2023.

“Unë jam e bindur se mësuesit meritojnë shumë më tepër se sa keq. Mandatin e kaluar i rritëm pagat me 32% pavarësisht vështirësive të tërmetit, dhe në mandatin e ri që kemi nisur ne jemi angazhuar për 40%. Vitin e kaluar i rritëm 6% dhe vitin e ardhshëm do t’i rrisim 7%. Deri në fund të mandatit rritja do të jetë minimumi 40%. Nëse situata do të jetë më e mirë, nëse kushtet do të ndryshojnë, natyrisht që ne do ta rrisim edhe me shumë por angazhimi ynë është e sigurt që do të realizohet me patjetër”, deklaroi ministrja Evis Kushi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....