“Pagat e mësimdhënësve do të dalin e kjo punë do të përfundojë”

- Advertisement -

“Pagat [mësimdhënësve] do t’u dalin e kësaj pune fundi ka me i ardhë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, por shtoi se “ky presion e ky shantazh, nuk besoj që ka me u harru”.

- paragrafi 1 -

Është krejtësisht e paligjshme, konstatoi Krasniqi, mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit, duke shtuar edhe atë se ndalesa e pagave u bë në mënyrë selektive vetëm për grevistët mësimdhënës por jo edhe ato të administratës – të cilët janë paguar.

- Advertisement -

“Këtu s’ka asgjë të bëjë me ligj e ligjshmëri, por kemi të bëjmë me tendencë që mësimdhënësve t’u thuhet se kemi me ju shkel e kemi me ju nënshtru, kemi me ju shkatërru si organizim sindikal, s’keni me guxu me kërku asgjë që mëshira Kurtit dhe Muratin s’dëshiron me ua dhanë. Ky është rreziku më i madh”, tha Krasniqi.

“Nuk po mundem ta kuptoj se çfarë i ka hidhëruar kaq shumë këta njerëz. Kujt ia kanë marrë inat kaq shumë ky ministër e ky kryeministër. Çka kanë këta me mësuesit e Kosovës?”.

Krasniqi tha njëjtë ndodhi para disa muajsh me veteranët e OVL UÇK-së, por se së paku atëherë ministri Murati kërkoi falje publike.

- Advertisement -

“A ka me mbetur ndonjë prej këtyne ministrave pa e shkelur ligjin, pa e shkelur kushtetutën. Kjo ministre e arsimit e ka shkelur kushtetutën. Kjo është dashtë atë ditë me kërku falje e me ec në shtëpi”.

Kreu i PDK-së, tha se Qeveria nuk është punëdhënëse e mësuesve, dhe se kjo gjë është e paligjshme.

Ai shtoi se qeveria po thirret në Nenin 18 të Ligjit për Greva ndërsa po shpërfill Nenin 13 dhe Nenin 11, të cilat nene qëllimisht po i shmang. “Një ministër që ua do të mirën qytetarëve mundohet me ua lehtësu gjendjen e jo me ua rëndu”.

Krasniqi tha se vetëm edhe pushteti lokal u ka mbetur mangut “pa e uzurpuar”.

“Çdo hallkë të pushtetit e keni, veç pushtetin lokal jo, e doni ta uzurponi edhe atë, përmes ndalimit të pagesave”.

“Nëse kjo nuk është diktat, diktati këtë kuptim e ka, nuk është fjali e ndytë, sepse doni të diktoni gjithçka”.

Në fund Krasniqi u kërkoi deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje t’i kërkojnë llogari qeverisë dhe jo anasjelltas./