E hënë, 24 Shkurt, 2025

PAGAT deri 2900 euro: Programi i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike, më i kërkuari pas Mjekësisë në UP

- Advertisement1-

Programi i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike, po konsiderohet të jetë programi universitar më në rritje në Kosovë.

Kjo sipas profesorit universitar, Blerim Rexha, i cili për KlanKosova.tv tha se në këtë vit akademik ky program ka qenë më i kërkuari, pas drejtimit të mjekësisë.

- Advertisement -

“Programi jonë mbledh nxënësit më të mirë të gjitha shkollave të Kosovës, nxënësit që tani më kanë treguar suksese në matematikë dhe logjikë”, tha Rexha.

Për studenten e shkencave kompjuterike, Alketë Morina, zgjedhja e këtij profesioni ishte më shumë edhe për të thyer steriotipet gjinore.

“Nga ky profesion pres shumë në radhë të parë zhvillimin e aftësive të mia profesionale, sa më shumë në programim, sepse ky profesion për momentin është dominant në treg dhe shumë profitabil”, tha Morina për klankosova.tv.

Ndërsa bazuar në të dhënat e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, pagat në sektorin e TIK-ut në Kosovë janë përgjithësisht konkurruese dhe ofrojnë kompensim tërheqës për profesionistët në role të ndryshme.

“Pagat mesatare mujore variojnë nga 900 euro për zhvilluesit e rinj të softuerit deri në 2,900 euro”, thuhet në raportin e publikuar.

Në këtë drejtim në vitin akademik 2023/24 kanë aplikaur 442 studentë, ku 150 prej tyre janë pranuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...