E premte, 20 Shtator, 2024

PAGAT: A do t’i marrin sot mësimdhënësit grevist?

- Advertisement1-

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk e dinë nëse punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë qenë në grevë gjatë muajit shtator, do t’u dalin nesër pagat e muajit shtator.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së, të shtunën në konferencën për media ku u bë i ditur pezullimi i grevës, ndër të tjera tha se sipas informatave të tij, pagat për grevistët do të procedohen të hënën më 3 tetor.

- Advertisement -

Sipas tij, vonesa në procedimin e pagave për punëtorët grevistë ka ndodhur për shkak të “një gabimi teknik”.

“Po presim për nesër, nëse jo, tani dal e tregoj se çka, qysh e pse. Sot po du me hesht, kështu që flasim nesër” – ka thënë shkurtimisht Hykolli për kallxo.com.

Në ndërkohë, edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk ka informacion se çka do të ndodhë me pagat e grevistëve.

Ai tha se nuk ka asnjë informacion.

“Unë nuk e kam asnjë informacion se a do të dalin pagat. Por nëse nuk dalin pagat deri me datën pesë, atëherë qytetarët e Kosovës le ta kuptojnë se Qeveria po don që greva me vazhdu. Nëse nuk procedohen pagat, ta kuptojnë të gjithë edhe mediat, edhe OJQ-të, edhe prindërit, se Qeverisë po iu dashka greva dhe do të shënonte një rast që nuk ka ndodhur kurrë më parë” – ka thënë Jasharaj.

Të shtunën me 1 tetor, BSPK-ja përmes një konference për media zyrtarisht bëri të ditur se greva, e nisur më 25 gusht, do të pezullohet deri në muajin janar 2023.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....