E diel, 24 Nëntor, 2024

Paga e një profesori në Kosovë mbi 1400 euro, në Shqipëri rreth 680 euro

- Advertisement1-

Kur bëhet fjalë për paga, ekziston një dallim i theksuar mes pagës që marrin profesorët e universiteteve në Shqipëri dhe atyre në Kosovë.

Profesori në Universitetin Politeknik të Tiranës, Klodian Dhoska tha se ai aktualisht ka një pagë prej 815 mijë lekësh të vjetra.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Dhoska u shpreh se është për të ardhur keq që në Shqipëri pagat janë të ulëta.

“Unë jam profesor i asociuar, paga ime është 815 mijë lekë të vjetra. Afërsisht 680 euro. Jemi goxha larg me Kosovën, është për keqardhje. Këtu asistenti merr 595 mijë lekë, afërsisht 480 euro. 10 euro në orë paguhet një profesor në Shqipëri”, bëri të ditur Dhoska.

Ndërsa, Fitim Humolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, deklaroi se paga bruto e një profesori të rregullt në Kosovë, arrin në 1429 euro.

“Paga e një profesori të rregullt, bruto është 1429 euro. Duke hequr taksat, mbetet përafërsisht 1350 euro. Është paga e rregullt, paga që profesori e zotëron me një normë prej 6 orëve në javë të punës së tij prej mësimdhënësi.

Profesori i asociuar e ka pagën 1283 euro, profesori asistent e ka pagën 1137 euro, është dhe pozita që unë e zotëroj për momentin. Vijnë edhe pozitat e tjera, si asistentët e rinj, të cilët e kanë pagën 770 euro bruto. Një assistent, i cili ka vetëm master shkencor merr 772 euro. 25 euro në orë paguhet profesori në Kosovë”, nënvizoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...