E shtunë, 1 Mars, 2025

Paga e një mësimdhënësi në Kosovë 421 euro: Si t’ia dalë me këtë rritje çmimesh?

- Advertisement1-

Mësimdhënësit në Kosovë deri në janar do të marrin 50 euro më shumë nga paga bazë.

Këtë vendim e mori Qeveria pasi që SBASHK kërkoi rritje prej 100 euro në muaj për mësimdhënësit derisa të miratohet ligji i ri i pagave, kërkesë që u refuzua nga ekzekutivi kosovar, çka çoi në grevë një muajshe.

- Advertisement -

Por 50 eurot që do të marrin për 3 muaj mësimdhënësit nuk pritet të jetë ndonjë ndihmesë e madhe për ta, pasi çmimet e produkteve bazë kanë fluturar.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tregojnë se paga bazë për mësuesit që japin mësim në shkolla fillore është 421.20 euro, ndërsa në shkollë te mesme kjo pagë është 459.95 euro.

“Paga bazë e një mësuesi të shkollës fillore është 421.20 euro, ndërsa paga e një arsimtari në shkollë të mesme është 459.95 euro. Për mësuesit parafillor kjo pagë është 393.22 euro”, thuhet në përgjigjet e dërguara nga Ministria e Arsimit.

Kur dihet rritja tejet e madhe e çmimeve, kësaj page i ulet vlera dhe vështirë që kryejnë punë as 50 eurot shtesë.

Dhe pyetja që shtohet rëndom është: Si mund të ja dalë një mësimdhënës me 421 euro në muaj nëse nuk ka të hyra tjera familjare?

Vërtetë e vështirë. Pritet të shihet se ç’do të bëhet pas janarit, kur dihet se SBASHK ka ‘kërcënuar’ se greva do të rikthehet nëse nuk ju plotësohet kërkesat.

- Advertisement -rrrrrrr

Dhe kjo e fundit të ndodhë është larg, pasi miratimi i ligjit të pagave nuk duket të jetë afër.

Dhe fundviti dhe fillimi i vitit të ardhshëm ka gjasa ta gjejë prapë në telashe sistemin arsimor në vend. /Albanian Kids Education/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Diturije Hajdini, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Diturije Hajdini, është zgjedhur mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor 2024/2025 në shkollën "Mitrush Kuteli",...

Drejtori i Arsimit në Rahovec mbledh mësimdhënësit e programit fillor – kjo është arsyeja

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka mbajtur sot sesionin informues për fillimin...

Ermela Rugova zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Trepça” në Banjë të Istogut

Ermela Rugova është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Trepça" në Banjë të...

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...