“Paga e mësuesve brenda vitit 2030 do të shkojë në 1250 euro”

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama më 29 mars premtoi se paga e mësuesve brenda vitit 2030 do të shkojë në 1250 euro, nga 950 euro që është aktualisht.

- paragrafi 1 -

“Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.”

- Advertisement -

Gjithashtu, ai premtoi se brenda mandatit të katërt, do të realizohet programi i ushqimit në shkolla, si dhe programi “After School”.

“Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohen për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija pasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit”, tha Rama.