E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Paga e mësuesit, nis nga 95.000 lekë: “Mesatarja 900 euro”, reforma mbyllet në muajin korrik

- Advertisement1-

Buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë financimin e shtesave në pagat e administratës publike në vlerën 11 miliardë lekë apo 110 milionë euro.

Rritja do të prekë kategoritë e mësuesve në arsimin parauniversitar, mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve, punonjësve të tjerë shëndetësorë, policët, ushtarakët dhe nivele zbatuese në administratën qëndrore dhe vendore.

- Advertisement -

Në sistemet spitalore, përveç mjekëve specializantë, pritej që kategoritë e tjera të merrnin rritjen e pagës në dhjetor, por kjo nuk do të ndodhë. Rritja për ta do të fillojë nga prilli deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Kështu edhe për mësuesit e 9-vjeçareve pagat pritet të arrijnë 95 550 lekë. Për mësuesit e gjimnazit shkon në 106 800 lekë, për mjekët e përgjithshëm në 131 672 lekë dhe për infermierët në 87 118 lekë.

Për gradën inspektor i parë në polici pagat pritet të shkojnë në 97 500 lekë. Për ushtarët grada e parë, e nëntetarit do të arrijë 960 euro.

Këto kategori morën gjatë gjatë këtij viti një rritje me 7%, por pati dhe përjashtime për mjekët specializantë dhe të familjes që përfituan nga 15 000 – 50 000 lekë rritje.

Edhe nënpunësit civilë, funksionarët dhe punonjësit mbështetës ishin përfitues nga pjesa e parë e reformës, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të mos ketë paga më të ulëta se 50 mijë lekë.

Në udhëzimin e administratës publike shprehet se reforma totale të pagave do të mbarojë në dhjetorin e 2025-ës, për rritjen e pagës mesatare në 900 euro. (TCH)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...