Paga e 13-të – vjen lajmi më i fundit

- Advertisement5 -

Në kohë parafushate, partitë kanë nisur me premtimet e tyre, siç ndodh zakonisht në prag të zgjedhjeve.

- paragrafi 1 -

Premtimet përfshijnë rritje pagash për mësimdhënës, policë, zjarrfikës etj. 

- Advertisement -

Të martën mbrëma premtime ka dhënë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënën se “Pagesa e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë në fillim të vitit”, shkruan AlbanianEducation.net.

Megjithatë nuk ka një qartësi nëse paga e 13-të do të jepet në janar të 2026-të. Kjo pak e vështirë, pasi vështirë se mund të krijohet Qeveria e re. Dhe sigurisht premtimi i tij eventualisht mund të përmbushet nëse Kurti bëhet sërish kryeministër.

Premimet e tij të bëra të martë:

- Advertisement -

1. Miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë € për vitin 2026.

2. Procedimi i ligjit për çmime tavan për të frenuar abuzimet me çmimet.

3. Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së përfitues të beneficioneve.

4. Pagesa e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë në fillim të vitit.

5. Miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 (200 milionë €), që përfshin mbështetje për pensionistë, fëmijë, studentë, punëtorë privatë dhe subvencionim të energjisë për mbi 200 mijë familje.