E hënë, 20 Janar, 2025

Paditet Ministria e Arsimit – kjo është arsyeja

- Advertisement1-

Njëzetegjashtë komuna të mërkurën dorëzuan padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë, për shkak të kontratës kolektive. Por kësaj padie të Asociacionit të komunave të Kosovës nuk iu bashkuan edhe katër komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo e Podujevës, Kamenicës, Gjilanit dhe Shtimes.

Kryetrari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi përsëriti se dëmi për vitet e fundit konsiderohet të jetë 35 milionë euro.

- Advertisement -

“Sot komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë padi sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, ku vlera e dëmit në bazë të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës e tejkalon shifrën prej 35 milionë euro. Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale që shkojnë në të mirën e qytetarëve… Janë 26 komuna që sot do të dorëzojnë padi”, tha ai.

Megjithëse paralajmëroi se komuna të tjera mund të dorëzojnë padi, ai tha për KosovaPress se komunat që drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e kësaj padie.

“Katër komunat ku Lëvizja Vetëvendosje ka shtrirje më të madhe sipas kontakteve deri dje që i kemi pasur nuk kanë shpreh interesim të jenë pjesë e kësaj padie për kthimin e mjeteve financiare”, tha Ibrahimi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...