E enjte, 19 Shtator, 2024

Padia ndaj Ministrisë së Arsimit për Kontratën Kolektive – flet Sazan Ibrahimi i Asociacionit të Komunave

- Advertisement1-

Sipas kontratës kolektive ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t të nënshkruar në vitin 2017, mësimdhënësëve të Kosovës u takojnë shpërblime jubilare dhe shtesa të shujtave.

Mirëpo, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se janë në pritje të vendimit

Procesi është në gjykatë, ka disa komuna që kanë pranuar informacione nga gjykata që kanë thënë që këto lëndë janë dërguar në Gjykatën Komerciale dhe po e presim verdiktin”, ka thënë Ibrahimi për AlbanianEducation.net.

Kujtojmë se Ibrahimi, në një konferencë për media, më 23 gusht të vitit të kaluar në një konferencë për media kishte thënë se mbi 26 komuna të Kosovës do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë për kontratat kolektive.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar, sot komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë padi sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë, ku vlera e dëmit tejkalon shumën prej 35 milionë euro. Synimi kryesor është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale”, tha Ibrahimi.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahaman Jasharaj ka deklaruar më parë për mediat se për ta kontrata është ende valide.

Reagimi që kishte bërë Nagavci

- Advertisement -rrrrrrr

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook kishte reaguar lidhur me padinë që Asociacioni i Komunave të Kosovës ka parashtruar ndaj MASHTI-t për shkak të kontratës kolektive.

“Nga mediat jam informuar se disa komuna kanë ushtruar padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkak të dëmit që u është shkaktuar nga zbatimi i kontratës kolektive për sektorin e arsimit.Prej vitit 2014 janë nënshkruar tri kontrata kolektive në mes të MASHTI dhe SBASHK, të trija në prag të procesit zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nga qeverisja e LVV. Për asnjërën nga këto kontrata kolektive nuk është bërë vlerësimi i ndikimit financiar dhe asnjëra prej tyre nuk është regjistruar në Ministrinë e Punës, siç parasheh legjislacioni në fuqi’’, kishte shkruar ajo në postimin e saj.

Në lidhje me këtë çështje ministrja Navagci ka bërë edhe disa sqarime.

-‘’Për sqarim kontrata e parë në vitin 2014 është nënshkruar në mes të ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atë kohë, ishte Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Bedri Hamza’’.

-‘’Kontrata e dytë e vitit 2017, nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atëkohë ka qenë Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Avdullah Hoti’’.

-‘’Kontrata e tretë e vitit 2021. Nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ka qenë Qeveria LAN m( LDK-AAK-NISMA) dhe ministre e Financave, Hykmete Bajrami’’, ka theksuar

Çka është kontrata kolektive?

Kontrata kolektive parasheh disa përfitime financiare për punonjësit e arsimit – nga pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzimet e udhëtimit deri te paga shtesë pas pensionimit.

Me ligj, këto përfitime duhet të paguhen nga komunat, të cilat janë punëdhënës të punëtorëve të arsimit. Por, qeveritë e deritashme qendrore nuk u kanë dhënë atyre buxhet shtesë për këtë qëllim.

Kështu, punonjësit që nuk kanë përfituar, u janë drejtuar gjykatave, dhe kur rasti është përmbyllur në favor të tyre, ata kanë arritur ta nxjerrin kompensimin nga buxheti i komunës.

 

Rrahman Jasharaj: Kontrata kolektive me MAShTI-n është ende valide, shkëputja është teke e ministres

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...