Paçarizi: Në Kosovë ka krizë të leximit



nder titull

- Advertisement5 -

Gjuhëtari dhe autori Rrahman Paçarizi, vlerëson se Kosova po kalon një krizë të leximit, duke theksuar se rënia e interesimit për letërsinë vërehet edhe te brezat e rinj të studentëve.

- paragrafi 1 -

Paçarizi tha se dallimi mes brezave të studentëve është i dukshëm kur bëhet fjalë për leximin e letërsisë.

- Advertisement - M1

“Insistoj që ka krizë të leximit në Kosovë. Po ua jap edhe një shembull: te brezat e mëhershëm të studentëve të letërsisë, prej 100 studentëve vetëm njëri deklarohej se nuk kishte lexuar asnjë libër të letërsisë. Tash më duket se është e kundërta, mundesh me gjet vetëm një që ka lexuar”, u shpreh ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Paçarizi komentoi edhe popullaritetin e librave të mendimit pozitë. Sipas tij, shitja e tyre në libraritë serioze ka rënë dhe se një pjesë e madhe e këtyre botimeve qarkullojnë jashtë kanaleve zyrtare botuese.

“Këta libra tashmë shpesh botohen jashtë shtëpive botuese prestigjioze. Autorët i botojnë vetë, përmes shtypshkronjave, me financim personal, shtypin mijëra kopje dhe i shesin. Ato janë jashtë sistemit”, deklaroi Paçarizi.

Shqip | English