Pa gënjeshtra, Pinoku mbush 140 vjeç! Ua merrte mendja?

- Advertisement -

Pinoku mbush 140 vjeç. U publikua për herë të parë më 7 Korrik 1881 episodi i parë në Gazetën për Fëmijë në Itali, nga Carlo Collodi.

- paragrafi 1 -

Romani “Aventurat e Pinokut”, është libri më i lexuar në botë, dhe një ndër përrallat që ka ndikuar më tepër në Tokë ndër breza.

- Advertisement -

Dhe nuk është vetëm një përrallë për fëmijë, por përmban në vetvete aspekte psikologjike të thella, që nga marrëdhënia me prindin, deri tek vizioni më i përgjithshëm i historisë si një udhëtim i protagonistit në kërkim të humanitetit të tij.

Çdo personazh ka një karakter të veçantë dhe rol të rëndësishëm në jetën e kukullës prej druri, Pinokut. Bulkthi folës është zëri i ndërgjegjes, Fata e Kaltër simbolizon kontaktin me një figurë femërore, dhelpra dhe maçoku përfaqësojnë tundimet dhe Lucignolo personazhin e keq.

Gjenialiteti i Collodit ishte lidhja gënjeshtër-zgjatje e hundës, moral i cili është kthyer në kulturë në çdo vend të botës. Pra çdo fëmijë e di që po gënjeu, i rritet hunda.

- Advertisement -

Personazhi i dashur për të gjithë, pak mistrec, naiv por edhe shumë njerëzor, në fillim të publikimit kishte një fund të trishtë. Por kërkesat e shumta nga lexuesit, e detyruan shkrimtarin Carlo Collodi që të ndryshonte historinë dhe ta mbyllte atë me një fund të lumtur dhe për ta bërë këtë iu deshën 2 vjet.