E premte, 26 Korrik, 2024

Pa e ditur, vogëlushi mbante në sirtatin e tij kopertinën më të shtrenjtë në botë

- Advertisement1-

Një kopertinë e artistit belg Hergé, me në qendër reporterin Tintin, që iu dhurua një fëmije dhe u mbajt në një sirtar për dekada me radhë ka vendosur një rekord të ri botëror.


Ajo është vepra e artit më e shtrenjtë në radhën e librave komikë, duke u shitur të enjten në ankand për 3.2 milion €. “Le Lotus Bleu” u krijua në vitin 1936 nga karikaturisti belg, emri i plotë i të cilit ishte Georges Remi, duke përdorur bojë indiane, gouache dhe akuarel.

- Advertisement -

Ajo ishte menduar për kopertinën e vëllimit të pestë të personazhit Tintin, i cili udhëton në Kinë gjatë pushtimit japonez të vitit 1931 për të hetuar dhe ekspozuar – së bashku me qenin e tij Snowy – rrjetet spiune japoneze, rrjetet e kontrabandës së drogës dhe krime të tjera.Karikaturistit Hergé iu tha që piktura do të ishte shumë e shtrenjtë për tu prodhuar në masë sepse përmbante shumë ngjyra, kështu që ai pikturoi një version tjetër me një drago të zi dhe një sfond të kuq bosh, i cili u bë kopertina.

Ai më pas i dha veprën e parë artistike Jean-Paul Casterman, djalit shtatë vjeçar të redaktorit të tij, Louis Casterman. Kopertina qendroi në një në sirtar deri në vitin 1981, kur Jean-Paul i kërkoi Hergës ta nënshkruante atë.

Rekordi i mëparshëm, për një vepër komike ishte vendosur në 2014 kur një tifoz amerikan bleu vizatimet origjinale të fletëve me bojë të përdorura në të gjitha aventurat Tintin të shtypura midis 1937 dhe 1958 për 2.65 milion €.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...