Orkestra ‘Amadeus’ triumfon në Spanjë, merr çmimin kryesor në festivalin ‘Spring Symphonies’

- Advertisement5 -

Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” nga Prishtina ka triumfuar në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies” në Spanjë, duke marrë çmimin “Grand Prix” dhe vendin e parë në këtë festival të mbajtur nga 26 deri më 30 mars 2026.

- paragrafi 1 -

“Në një skenë ndërkombëtare, nën dirigjimin e Vehbi Shosholli përballë dhjetëra orkestrave, të rinjtë tanë përfaqësuan Kosovën ku dëshmuan edhe njëherë talent, përkushtim dhe pasion të rrallë për muzikën”- thuhet në njoftimin e orkestrës “Amadeus” në Facebook.

- Advertisement - M1

Ky sukses, thuhet se nuk është vetëm një çmim, por dëshmi e punës së palodhshme të kësaj orkestre.

Përveç, Kosovës në këtë festival morën pjesë edhe orkestra të të rinjve nga vendet si: Turqia, Sllovakia, Holanda, Hungaria etj.