Orkestra “Amadeus” nga Prishtina fiton Çmimin e Argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Orekstren e Fëmijëve“Amadeus” nga Prishtina për Çmimin e Argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë.

- paragrafi 1 -

Kurti tha se çmimi i fituar në skenën ikonike të Musikverein-Golden Hall, në kuadër të koncertit Gala dëshmon përkushtimin dhe nivelin e rinisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Ky çmim është një dëshmi e përkushtimit dhe nivelit që po arrin rinia jonë muzikore. Republika e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë thellësisht krenarë dhe të përkushtuar në mbështetjen e talenteve të reja që, me pasion dhe disiplinë, po e çojnë emrin e Kosovës gjithnjë më lart. Kur fëmijët tanë marrin skenën, nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, mjafton të dëgjosh duartrokitjet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka njoftuar se që prej 10 korrikut, Orkestra “Amadeus” ka dhënë koncerte në sallat më të njohura të Vjenës si Wiener Konzerthaus, House of Strauss dhe KulturGarage.

Kurti tha se interpretimi i veprës “Malësorja” të Lorenc Antonit nga “Amadeues” i shoqëruar me kostume tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, është vlerësuar nga një juri ndërkombëtare prestigjioze në një konkurrencë të ngushtë dhe me nivel të lartë artistik.

- Advertisement -