Nxënësja e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Orgesa Morina, ka arritur vendin e dytë në Olimpiadën e Përbashkët Shqiptare të Gjuhës Shqipe, duke përfaqësuar shkollën me dinjitet dhe pasion për gjuhën tonë të bukur.
Shkolla në njoftim thotë se ky sukses është rezultat i punës së saj të palodhur dhe i përkushtimit të arsimtares Drita Sylejmani, e cila e ka udhëhequr me përkushtim gjatë gjithë këtij rrugëtimi të dijes.
Njoftimi i shkollës:
Sukses që na mbush me krenari!
Nxënësja jonë e talentuar, Orgesa Morina, ka arritur vendin e dytë në Olimpiadën e Përbashkët Shqiptare të Gjuhës Shqipe, duke përfaqësuar shkollën tonë me dinjitet dhe pasion për gjuhën tonë të bukur.
Ky sukses është rezultat i punës së saj të palodhur dhe i përkushtimit të Arsimtares Drita Sylejmani, e cila e ka udhëhequr me përkushtim gjatë gjithë këtij rrugëtimi të dijes.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohjen e saj edhe për arsimtaren, duke vlerësuar kontributin e saj të çmuar në përgatitjen e nxënësve.
Urime të përzemërta për Orgesën dhe Arsimtaren Drita! Ju na keni bërë të gjithëve krenar!