​Organizohet tubim paqësor: Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

- Advertisement -

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor kanë mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të heqjes së emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga UP, – “Hasan Prishtina”.

- paragrafi 1 -

“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të pa arsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria”, tha stërnipi i Hasan Prishtinës njëherësh drejtor i Fondacionit, Mehmet Prishtina.

- Advertisement -

Edhe Florend Ramusa nga Parlamentit Studentor, tha se kundërshtojnë këtë nismë për heqjen e emrit të Hasan Prishtina.

“Ne e kundërshtojmë këte nismë. Ne kemi përdorur mekaniza protesta dhe peticione, sot ju kemi bashkuar kësaj nismë për tu solidarizu”, tha ai.

📷Valjeta Shala/RTK

- Advertisement -

Edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini është shprehur se si familjarë e kanë parë të arsyeshme që emri i Hasan Prishtinës të jetë i përjetshëm në Universitetin e Prishtinës.

“Kjo të mos jetë politike kjo është një dëshirë e jona që këta emra të mëdhenj t’i mbajmë me krenari. Meqenëse sot kemi ardhë me përkrahë emrin e Hasan Prishtinës ne si familjarë e kemi pa të arsyeshme që emri i tij të jetë i përjetshëm në UP”, është shprehur Boletini.

Në komisionin për Arsim do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të marrin pjesë ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi.