Organizatori i fushatës për lejimin e shamisë në shkolla: Do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore

- Advertisement -

Organizatori i fushatës për lejimin e shamisë në shkolla, Liridon Kurti tha se kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do e largoj nga Udhëzimi Administrativ nenin që e ndalon bartjen e uniformave fetare në shkollat e mesme.

- paragrafi 1 -

Tutje, iniciatori i kësaj nisme njoftoi se në qoftë se ky udhëzim administrativ nuk largohet, do i ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

- Advertisement -

“Kjo iniciativa jonë tash ka filluar, mirëpo si kërkesë e komunitetit mysliman në Kosovë është e vjetër. Kryeministri aktual e ka dhënë një premtim publik gjatë fushatës zgjedhore që do ta largojë këtë nen që i ka dy kuptime. Për shkak të këtij neni po shkaktohen probleme në shkolla për regjistrimin e vajzave me shamia. Ne mendojmë që duhet të largohet, nuk ka më diskutim në këtë aspekt. Pa dyshim që ne do i ndjekim të gjitha rrugët ligjore sepse kjo është më e drejta që mund të ndodhë, njëkohësisht Ministria e Arsimit është e obliguar ligjërisht ta ndryshojnë atë nen”, tha Kurti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.