E shtunë, 27 Korrik, 2024

Orët mësimore në shkollat që janë me turne do të jenë nga 30 minuta dhe jo 45

- Advertisement1-

Në një intervistë ditën e sotme për Euronews Albania, ministrja e arsimit, Evis Kushi, foli për vitin e ri akademik në shkolla dhe universitete.


Ndër të tjera, ajo tha se orët mësimore në shkollat që janë me turne do të jenë nga 30 minuta dhe jo 45, siç zhvillohen zakonisht. Sidoqoftë, ajo theksoi se orari i reduktuar kompensohet me numrin e reduktuar të nxënësve. Disa shkolla do e vijojnë mësimin në këtë mënyrë, pra me dy turne, për shkak të pandemisë.

- Advertisement -

Teksa përmendi mësimin plotësues, ku tha se ka një program për të dhe se shkollat kanë vepruar edhe në bazë të nevojave të tyre specifike, ajo shtoi se “edhe këtë vit shkollor, të gjithë arsimtarët do të paguhen për orët shtesë”.

Këtë vit shkollor, do të ulen për herë të parë në bangat e shkollës 29.300 nxënës, megjithëse mund të ketë regjistrime të tjera edhe ditën e parë të shkollës. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i nxënësve në klasat e para është ulur me 1300.

Lidhur me mësimin në universitete, Evis Kushi tha se “viti i ri akademik do të fillojë me prezencë fizike në auditorë, por vetëm për studentët dhe pedagogët që janë të vaksinuar”.

Në auditorë, mund të hyjnë edhe studentët që paraqesin një test negativ PCR, njëherë në 2 ose 3 ditë.

Ministrja theksoi se nuk ka një vendim nga Ministria e Arsimit për vaksinimin e studentëve, pasi këto janë vendime që merren nga Komiteti i Ekspertëve. Sa i përket ndalimin të studentëve të pavaksinuar për t’u futur në auditorë, ajo tha se do të vendosen rregullore dhe praktika nga universitetet për këtë proces.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...